Pas 22 vjetësh i shpallur në kërkim Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar që akuzohet për vrasje. Sipas të dhënave zyrtare policia ka vënë në pranga shtetasin Vladimir Kamberaj, i cili akuzohet për një ngjarje të ndodhur në vitin 1995, për të cilën është dënuar me 17 vite burg.
Kamberaj kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka kryer veprën penale të “Vrasjes” pasi ka vrarë me kosë fqinjin e tij, shtetasin D.B., për motive pronësie.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në dalje të qytetit të Vlorës.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare, ka përdorur edhe identitetin tjetër si Arqile Muçi.
Po kryhen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.
Luftë e madhe për vendin e parë në Ligën e Parë grupi A, Pri...
Bajrami ironizon me ministrin Murati: Pas Fondit Sovran bëhe...
”Mos merr urdhra nga dështaku”, Vullneti i drejtohet Sarës p...
Protestuesit ndërpresin fjalimin e Netayanhut
KFOR-i publikon pamje nga stërvitja e qitjes me armë
“Reforma në drejtësi është angazhimi më i madh që prej vitit...