Google ADS

Kreu i SPAK në Shqipëri: Prokurorë dhe gjyqtarë të kërcënuar, po hetojnë dosje të rëndësishme

12:17 | 25 Tetor 2022
A. B.

Ka të dhëna se ka prokurorë dhe gjyqtarë të kërcënuar që po hetojnë dosje të rëndësishme, por nuk jemi ne ata që po i kryejmë hetimet, tha sot kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja.

I pyetur nga gazetarët rreth lajmeve se disa prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme GJKKO-së janë kërcënuar kohët e fundit, Kraja theksoi se “këta prokurorë dhe gjyqtarë janë duke hetuar dosje shumë të nxehta, mes tyre dhe të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, dhe normalisht që ka pasur kërcënime”.

Ai njoftoi gjithashtu se “ka shumë dosje që janë drejt përfundimit, pasi prokurorët e SPAK po punojnë çdo ditë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme