U zgjova në Tiranë këtë mëngjes. Kështu ka deklaruar eurodeputeti Eduart Kukan, i cili është edhe kreu i misionit monitorues të BE-së, në zgjedhjet që do të mbahen më 25 qershor.
Kukan shprehet se i pëlqen Shqipëria, një vend interesant dhe i bukur. “Jam me të me vite dhe kjo më bën të ndihem si në shtëpi. Që sot, unë jam kreu i misionit monitorues të BE-së te zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen këtë të diel. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimin me BE-në. Shqipëria është partneri jonë në NATO dhe kandidat për anëtarësimin në BE. Sot kam takime me liderët politikë të partive të ndryshme. Të dielën, të gjithë së bashku me kolegët e mi nga Parlamenti Europian, do të ndjekim zgjedhjet në të gjithë vendin”, shkruan Kukan në faqen e tij në “Facebook”.
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...