Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, në raportimin e sotëm që ka bërë përpara Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ka pasur një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor për të disiplinuar administrimin e buxhetit të shtetit për vitin 2019.
Kreu i KLSH, në raportin e tij ka paraqitur disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet e institucionit që ai drejton prej vetëm pak muajsh.
Shehu theksoj se KLSH ka konstatuar devijime materiale dhe cilësore të buxhetit të vitit 2019 në disa çështje apo zëra buxhetorë, të cilat administrohen nga organe apo pjesë të ndryshme të administratës.
Në lidhje me të ardhurat buxhetore, Shehu tha se këtë vit ka pasur të ardhura më të mëdha krahasuar se një vit më parë, por në lidhje me debitin nuk ka një raportim të saktë dhe real të situatës buxhetore.
Ndërkaq, në lidhje me çështjen kyçe të debatit publik, që është çështja e PPP-ve apo pagesat që qeveria i bën subjekteve që ka lidhur akte koncensionare, Shehu tha se niveli i pagesave është 3.27%, pra brenda kufirit ligjor të këtyre pagesave në vit.
Shehu, më pas ka deklaruar se deficiti ka pësuar devijime sa i përket financimeve të brendshme apo të huaja. Këto kanë sjellë një nivel deficiti që nuk është real./TCH
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...