Google ADS

Kreu i KLP: Vetting të vazhdueshëm për ata që duan të bëjnë karrierë në Drejtësi

12:36 | 2 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Në Komisionin e Ligjeve Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka raportuar për ecurinë e institucionit që ai drejton për vitin 2020.

Ibrahimi tha se KLP do të bëjë çmos që të mbushë boshllëqet që lë procesi kalimtar i Vettingut me një Vetting të vazhdueshëm të atyre që futen në sistemin e drejtësisë që nga nisja e përgatitjes profesionale të tyre.

‘’E rëndësishme është që në të marrim përgjegjësi, duhet të jetë e qartë që drejtësinë e qeverisim ne, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë, po patjetër që është dhe pjesa me komunikimin me politikën, por përgjegjësia dhe vendim marrja është e jona. Nëse ka një kusht mbi kushtet është garantimi i statusit së prokurorisë, pra suksesi qëndron te sigurimi i integritetit të prokurorit.

Për realizimin e qëllimit kushtetuta i ka vesh KLP një portofol me kompetenca që mbulojnë ciklin profesional të prokurorëve.

Lidhur me axhendën dhe çështjet që priten të trajtohen, në 2020 kemi miratuar strategjinë e komunikimit, dokument që u hartua në bashkëpunim me institucionet partnere. Besojmë do na shërbejë për platformë për më mirë. Edhe në nivel të detyrave si kryetar i KLP kam kryer një tur vizitash në të gjitha zyrat, thuajse, në të gjitha zyrat e Prokurorive të Shqipërisë. Kam përcjellë edhe mënyrën e punës së KLP, aspektet që janë të rëndësishme. Sa i takon rekomandimit për forcimin e bashkëpunimit me organet e drejtësisë, kemi koordinata të qarta si Prokurori i Përgjithshëm, pasi ne bashkëqeverisim sistemin. Dua të bëj një propozim që dhe këto seanca të çiftohen, Prokurori i Përgjithshëm me KLP, sesa KLP me KLGJ.

Politikat tona të punës për administrimin e punës së prokurorëve, që janë dhe prurjet e prokurorëve që vijnë në sistem, vakancat e kështu me radhë, këto praktika pune bazohen tek të dhënat zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Duke pasur parasysh që të dhënat që jep Prokurori i Përgjithshëm jepen mbi baza vjetore. Kur kryejmë lëvizje, transferime, ngritje në detyrë, i azhornojmë.

Në këtë kuptim do thosha që marrëdhënia jona më organin tjetër ka qenë e rrjedhshme.Sa i përket bashkëpunimit me shkollën e magjistraturës, vura re se ishte objekt i një pyetje nga ju. Konsiston që në çastin e parë, kur marrim një vendim lidhur me numrin e kandidatëve për prokurorë që të duhet të pranojë shkolla e Magjistraturës.

Vettingun që bëjmë ne me shkollën e Magjistraturës për studentët e quajmë Vetting të vogël. Jemi gjithmonë e më shumë të ngjashëm me Vettingun e madh. Janë 32 adresa ku kërkojmë informacion. Është një kërkim masiv sa i takon sasisë së informacionin që grumbullojmë. Analizimi është punë e thelluar. Ka ndodhur në 3 raste që KLP ka ndaluar futjen në shkollën e Magjistraturës kandidatëve që e kanë kaluar testin profesional. Ky proces vjen duke u bërë edhe më ekzigjen, derisa i japim shoqërisë shqiptare pavarësisht kalimit të vettingut kalimtar, institucionet do japin një vetting permanent edhe për ata që bëjnë karrierë në drejtësi.

Besoj që mund të them, me besim të lartë që ne duhet të jemi në gjendja ta zëvendësojmë boshllëkun e Vettingut që prurjet e reja të jenë të pastra.

Ndoshta një ide tjetër mund të ishte që vendimet e KLP dhe KLGJ sa i takon ndalimeve të pranimit të shkollës së Magjistraturës të ishin finale, jo objekt i gjyqësorit. Shohim sa e panatyrshme është që Gjykatat t’i futen brendisë së vendimeve të KLP, ndërkohë që atyre u mungon ekspertiza.

Për bashkëpunimin me ministrinë e drejtësisë, KLP ka bashkëpunuar qoftë në nivelin e hartimit të strategjive ndërsektoriale, qoftë forumet ndërkombëtare sa i përket integrimit. Një tjetër ka qenë procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të SPAK. Vendimi i parë ishte ai i KLP, vendosëm që 15 anëtarë do ishin të mjaftueshëm për SPAK. Mirëpo nuk ia dolëm asnjëherë, sepse ligji kërkonte që vetëm prokurorët që kishin kaluar dy shkallët e Vettingut mund të emërohen. Ne kemi ecur drejt objektivit, emëruam 2 prokurorë të rinj në SPAK, dhe tre vakanca në SPAK gjatë 2020, për shkak të 2 dorëheqjeve e një prej emërimit të ish-kandidatit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Arritëm të emërojmë 3 prokurorë të SPAK duke e çuar në 13. Këto kanë ndodhur në 2020. SPAK është vetëm 2 pozicione larg organikës fillestare të miratuar nga KLP. SPAK ka ndërvepruar me Kuvendin, dhe ishte për rritjen e organikës deri në 20. Për këtë kemi ecur në 2021.

Ne ndihmojmë që organet e vettingut të kryejnë vlerësimin e një prej tre kritereve, jemi përgjegjës edhe për shortet. Sa për bashkëpunimin me ILD, nuk ka munguar një numër ankesash të ardhura gabimisht në adresë tonën, pastaj me krijimin e ILD u kaluan atje, gjatë 2020 kemi verifikuar vetëm një rast dhe e rrëzuam atë kërkesë.

Sistemi në të ardhmen duhet të ofrojë përgjegjësi’’- tha Ibrahimi./tch

Të ngjashme