Xhorxh Tsereteli, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ka reaguar në lidhje për krizën politike në Shqipëri.
Tsereteli u ka kërkuar a palëve politike që të ulen në një tryezë dialogu, por pa caktuar parakushte.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ka theksuar se politike shqiptare duhet të mbajë përgjegjësitë e tyre dhe të punojë për zhvillimin e vendit.
“Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme nga OSBE, ne jemi dëshmitarë të rritjes së turbullirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që kërcënojnë të kthehen në një krizë kushtetuese. Palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu duhet të synojë të shmangë një përshkallëzim të dëmshëm të krizës. Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me BE, është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë. Kuadri ligjor shqiptar duhet të mbështetet dhe respektohet nga udhëheqësit politikë. Asambleja Parlamentare mbetet e bindur se me vullnetin e nevojshëm politik aktorët politikë shqiptarë kanë të gjitha aftësitë e nevojshme për ta çuar vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë në OSBE. Asambleja Parlamentare do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj ambicieve dhe dëshirave të popullit të saj” mbyllet deklarata.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...