Besimtarët katolikë të qarkut Berat kremtojnë Pashkët. Mesha e shenjtë e Pashkëve Katolike u mbajt në Kishën “San Luca” në Kuçovë. Mesha e shenjtë e Pashkëve Katolike u mbajt në Kishën “San Luca” në Kuçovë.
Besimtarët katolikë të qarkut të Beratit kanë kremtuar mesnatën e djeshme Pashkët. Rreth 300 familje katolike të qyteteve Berat e Kuçovë, janë bashkuar në Kishën “San Luca” në qytetin e Kuçovëa, ku edhe është mbajtur Mesha e Shenjtë e Pashkëve.
Mesha e shenjtë e Pashkëve, më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë për vetë simbolikën e ringjalljes është mbajtur nga Prifti Giuseppe Tossi, i cili ka drejtuar lutjen e traditës sipas liturgjisë, me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.
Mesnata solli për besimtarët katolikë beratas lajmin e gëzuar se “Krishti u ringjall”,e bashkë me të u ngjall edhe shpresa për botën. Mesha e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë katolikë, të cilët ishin mbledhur brenda ambienteve të Kishës Katolike në Kuçovë, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë për paqe dhe jetë më të mirë. Në përfundim të Meshës së Shenjtë,besimtarët katolikë beratas uruan njëri-tjetrin për më shumë paqe dhe dashuri në familjet e tyre,ndërkohë që përcollën edhe në media urimet e tyre për të gjithë besimtarët katolikë./TCH/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...