Kredia për shtëpi është rritur me 11 % krahasuar me një vit më parë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë thonë se në fund të muajit mars, stoku i huave të dhëna për blerje shtëpie në lekë ishte 57.5 mld lekë, ndërsa stoku i kredisë për blerje banese në monedhën euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë ishte 53.8 miliardë lekë.
Ka shënuar rënie kredia e dhënë në euro, si pasojë e nënçmimit të valutës evropiane, por edhe për shkak të politikës së deeuroizimit që ka ndjekur Banka e Shqipërisë, për të ulur përdorimin e monedhës së përbashkët në ekonomi.
Zonat më të frekuentuara për të blerë një shtëpi janë ato periferike, për shkak se ato kërkohen nga individë me të ardhura të ulëta, të cilët janë edhe kategoria më e favorizuar për të marrë kredi të buta.
Kreditë e buta për shtëpi përfitohen me interes fiks prej 3%, ndërsa pjesa tjetër i subvencionohet nga Bashkia e Tiranës. Shuma totale e kredisë së butë për fituesit e 2018-s është 5.9 miliardë lekë. 359 prej tyre kanë aplikuar për një garsoniere, më shumë se gjysma për një shtëpi 1+1, ndërsa 194 për një shtëpi 2+1.
BSH: Çmimet e apartamenteve janë rritur me mbi 15% në 5 vitet e fundit
Banka e Shqipërisë ka raportuar se çmimet e banesave janë rritur me 15.2% gjatë periudhës 2013-2018. Indeksi është përllogaritur mbi bazën e informacionit të raportuar nga shoqëritë e ndërtimit dhe agjentët që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme. Treguesit e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të aktivitetit në tregun e pasurive të paluajtshme thonë se oferta dhe kërkesa kanë treguar përgjithësisht rritje gjatë periudhës./Monitor
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...