Qeveria ka miratuar kriteret e reja për qytetarët në nevojë që janë përfitues të kredive të buta. Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, masa e subvencionit të interesave të kredisë për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, për banesa me kosto të ulët është e barabartë me diferencën që rezulton ndërmjet interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë me interesin në varësi të aftësisë përballuese të familjes, me kusht që interesi dhe principali që paguan familja të mos jenë më të mëdha së aftësia e familjes për t’i përballuar, raporton Scan.
Ndërkohë që janë institucionet qendrore apo njësitë e qeverisjes vendore ato që zgjedhin institucionin financiar përmes një konkurrimi të hapur, ndërsa vendimi për familjet përfituese merret nga Këshilli Bashkiak, pasi kanë plotësuar kriteret e vendosura.
Përjashtim, bëhet vetëm për familjet qiramarrëse që banojnë në banesa, pronë e subjekteve të shpronësuara, të cilat përfitojnë subvencion 100% të interesit të kredisë.
Këto familje paguajnë vetëm principalin e kredisë me interes 0%. Kur programi zbatohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ministria përgjegjëse për strehimin mund t’i asistojë në llogaritjen e nivelit minimal e maksimal të të ardhurave të familjeve përfituese.
Kur programi financohet nga buxheti i shtetit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda kuotave të përcaktuara paraprakisht nga ministria përgjegjëse për strehimin (numrit të familjeve që përfitojnë), miratojnë listën e familjeve sipas sistemit të pikëzimit të miratuar prej tyre dhe që plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) Kanë të ardhura mujore jo më të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe nuk përballojnë dot pagesat e kredisë për blerjen e një banese me vlerë jo më të madhe se mesatarja e vlerave të tregut në atë njësi dhe me sipërfaqe jo më të madhe se normat e strehimit;
b) Nuk disponojnë banesë në pronësi ose disponojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, apo janë zhvendosur nga banesat. Pas miratimit të familjeve përfituese, marrëdhënia për nivelin e kësteve , kohëzgjatjes së kredisë dhe afatit të disbursimit vendoset me institucionet financiare.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?