300 punonjës policie, ushtarakë dhe mjekë janë përfituesit e parë nga skema e Qeverisë së Shqipërisë në dhënien e kredisë për banesa me zero % interes.
Pjesa e interesit paguhet nga shteti.
“Sot interesat bankare janë mbi 6%. Janë shumë për dikë që ka vetëm një pagë dhe për më tepër nuk është e lehtë për bankat që ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën, ndërsa duke pasur këtë kredi me asnjë interes, ndryshon krejtësisht panorama dhe të gjitha llogaritë që Ministria e Financave ka bërë, është shumë e qartë që ky është një program fitues për të gjithë ata që përfshihen në këtë program”- tha kryeministri Edi Rama.
Qeveria tha kryeministri do ta zgjerojë këtë skemë në vazhdim. Duke e vënë theksin në nevojën e forcimit të perspektivës në Shqipëri kryeministri tregoi planet e qeverisë për sa i përket efektivëve të policisë së shtetit.
“Punonjësit e policisë kanë vite që duan të marrin shpërblim, kompensimin, apo mbështetjen për ushqimin ka vite që duan ta bëjnë. Sepse problemi nuk është ta bësh njëherë e t’ua heqësh pastaj. Problemi është kur e bën, ajo është aty dhe vazhdon. Ata të gjithë do të marrin kartën, do marrin një kartë dhe me atë shumë që do t’u derdhet të gjithëve në bankë do të shkojnë të blejnë ushqimet dhe ushqimet do t’i blejnë më lirë se sa të tjerët sepse ministri i brendshëm dhe ekipi i tij kanë bërë negociatat me supermarketet ku blejnë ushqimet dhe kush do të shkojë me kartën e punonjësit të policisë do të blejnë çdo gjë më lirë se sa të tjetër që shkojnë dhe blejnë po në atë supermaket dhe po ato mallra. Por të jeni të sigurt, viti po mbyllet, viti i ri po vjen dhe s’keni parë asgjë akoma”- tha Rama./tch
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...