Anketa e INSTAT për koston e punës për vitin 2020 tregon se një i punësuar në Shqipëri paguhet mesatarisht 4.5 euro për çdo orë pune.
Në Bashkimin Evropian (BE) për vitin 2021 shifra ishte 29 euro dhe në vendet e Eurozonës 32 euro.
Më të paguarit janë të punësuarit në banka dhe institucione financiare me 750 lekë/ora.
Fasoneria, shërbimet e hoteleria janë aktivitetet me rrogat më të ulëta me mesatarisht 260 lekë/ora.
Kosto mesatare mujore e punës është rritur me rreth 7 mijë lekë, ose 10 për qind në krahasim me vitin 2016-të.
Sipas INSTAT kjo i faturohet rritjes së pagës minimale nga 22 në 26 mijë lekë.
Anketa tregon gjithashtu se kompanitë shqiptare shpenzuan pak si për mbrojtjen e punonjësve nga pandemia, ashtu edhe për trajnimin e tyre.
0.4 për qind e shpenzimeve shkuan për masat mbrojtëse dhe trajnimet, ndërsa pjesa tjetër shkoi për paga e sigurimet shoqërore.
Për krahasim, në të njëjtin vit në Francë e Suedi, 32 për qind e kostos së punës shkoi për trajnime dhe masat mbrojtëse të punonjësve ndaj pandemisë./Euronews.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...