Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor që kanë përfunduar së numëruari votat e partive janë udhëzuar që të nisin mëngjesin e së mërkurës numërimin për votat e kandidatëve.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që numërimi të nisë në orën 9:00 të ditës së nesërme, ndërkohë që për ato qendra numërimi që kanë nisur gjithsesi që sot, të vijojnë deri në mesnatë dhe të rinisin gjithashtu mëngjesin e nesërm.
Deri pasditen e së martës, ora 16:30, kur u bë njoftimi nga KQZ, qenë numëruar 96% e qendrave të votimit dhe PS kryesonte me rreth 140 mijë vota nga koalicioni i PD-së “Aleanca për Ndryshim”.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër