KQZ nxjerr emrat, kush janë 29 kandidatët që do verifikohen nga Prokuroria

21:10 | 12 Prill 2023
K.B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dërgoi këtë të mërkurë për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme 29 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë.

Ky institucion ka nxjerrë emrat e atyre që do të verifikohen për pastërtinë e figuruë.

Konkretisht, lista e kandidatëve është e shpërndarë tek të gjitha partitë, majtas apo djathas.

Njoftimi i KQZ-së:

Zgjedhjet #Vendore14Maj2023 – Dërgohen për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme 29 kandidatë për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë.

Në përfundim të verifikimit paraprak të formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimit) zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në vlerësim të përmbajtjes së deklarimeve të bëra nga kandidatët për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, vendosëm të dërgojmë për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme:

Z. Kreshnik Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë.

Z. Artur Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë.

Z. Kristian Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Vau i Dejës.

Z. Beqir Mulaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has.

Z. Rezeart Tusha, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak.

Z. Elvis Hajdërlli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll.

Z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë.

Z. Agron Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër.
Z. Abedin Oruçi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës.

Z. Arjan Xheta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.

“Z. Ertor Ndreu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë.

Z. Euland Daja, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak.

Z. Fatlind Sokolaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë.

Z. Ylli Xhafa, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.

Z. Syrja Çobo, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat.

Z. Adriatik Sallahu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë.

Z. Pashk Gjetaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë.

Z. Sokol Kullolli, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh.

Z. Afrim Kica, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë.

Z. Kreshnik Myrtollari, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.

Z. Arbis Vjerdha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër.

Z. Armelin Koni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak.

Z. Arsen Belaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë.

Z. Ali Gjeta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë.

“Z. Marceljo Marra, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kuçovë.

Z. Erald Guna, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë.

Z. Sokol Sava kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër.

Z. Valter Hasanaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë.

Z. Emil Musliaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë – Arrëz.

Vendimmarrja për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër, u shty për në seancën e radhës./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme