Google ADS

KQZ në Shqipëri nuk regjistron komisionerët e opozitës

11:31 | 29 Maj 2019
Arbresh.info

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ankimuar në Kolegjin e Apelimit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar anëtarët e tyre në KZAZ.

Me votat e anëtarëve të Partisë Socialiste, KQZ pesë ditë më parë vendosi të mos regjistronte komisionerët e propozuar nga dy partitë e mëdha të opozitës në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, shkruan Opinion.Al.

PD dhe LSI e argumentuan vendimin e tyre për të dërguar anëtarët e tyre në KZAZ, duke thënë se do të jenë aty për të konstatuar shkeljet ligjore të PS.

Përndryshe, Shqipëria ka hyrë në një krizë të thellë politike pasi opozita atje është duke i bojkotuar zgjedhjet me kërkesën e tyre për krijimin e një “qeverie transitore”. Opozita atje ka organizuar një valë protestash dhe ka paralajmëruar mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme