Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur procedurat për përgatitjen e zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj të këtij viti.
Në KQZ do të hidhet sot shorti për anëtarin e shtatë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).
KZAZ-të në total kanë 7 anëtarë, ku 3 i ka mazhoranca e po aq opozita, ndërsa i shtati do të përcaktohet me short mes PS-së dhe PD-së.
“Ditën e Enjte, datë 12.01.2023, ora 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancën publike me këtë rend dite: Projektvendim “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. Projektvendim “Për përdorimin e kodeve të sigurisë për pajisjen elektronike të identifikimit të zgjedhësve”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të KQZ-së.
Gjithashtu, pritet që KQZ-ja të shqyrtojë projektvendimin për përcaktimin e rregullave për raportimin financiar vjetor të partive politike, miratimin e formatit të standardizuar për raportimin financiar të partive politike gjatë vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre, si dhe mënyrën e pagesës së audituesve ligjorë./ rtsh
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...