Me pesë vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për rregullat e veprimtarisë së policisë së shtetit në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Ilirjan Celibashi ka prezantuar projektvendimin, ku tregohet qartë roli i policisë dhe rastet kur uniformat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit.
“Projektvendimi parashikon formën dhe dokumentin e identifikimit të punonjësit të policisë së shtetit. Detyrimin e drejtorit të policisë që me urdhër të veçante të përcaktojë llojin e armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajnë punonjësit e policisë së shtetit. Detyrimi për policinë e shtetit që të përcaktoje planin e masave. Parashikohet instruktimi dhe trajnimi i policisë së shtetit. Ndalimin e angazhimit të punonjësit të policisë për të përdorur dhe angazhuar me detyra zgjedhore. Janë përcaktuar rregullat për komunikimin dhe bashkërendimin e masave të KZAZ-së me policinë e shtetit dhe dokumentonim e rasteve”.
Celibashi tha se do të krijohet edhe një regjistër me veprat penale, që do t’i bëhet e ditur KQZ-së dhe ky regjistër do të mbahet nga Drejtori i Policisë së Shtetit. Në këtë regjistër do te përcaktohen dhe shkeljet dhe sanksionet që lidhen gjatë përmbushjes së detyrave nga ana e policisë së shtetit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...