Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të plotë listën zgjedhore të PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Nga verifikimet e bëra nga KQZ, rezulton se të gjithë kandidatët janë të pastër dhe nuk bien ndesh me kriteret e dekriminalizimit.
Fillimisht KQZ ia ktheu PS-së për korrigjim listën, duke ndërruar vendet në Elbasan të Marsida Hysenit me të Shkëlqim Bullarit.
Administrata e KQZ njoftoi se 3 nga kandidatët rezultojnë të dënuar me gjobë, por kjo nuk përbën kusht që ata të skualifikohen nga gara.
“3 kandidatë të PS kanë raportuar dënime me gjobë, por dënimi me gjobë nuk përfshihet në skemen e ndalimit për të kandiduar. Kandidatët për deputetë nuk përbëjnë kusht për mos rizgjdhjen e tyre më 25 prill”.
KQZ ka miratuar edhe 3 kandidaturat e Lëvizjës Vetetëvendosje në Shqipëri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Iljaz Shehun si kandidat të Lëvizjes Vetëvendosjes në Lezhë, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
KQZ ka regjistruar Kreshnik Luan Merxhanin, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër
KQZ ka regjistruar Boiken Xhelal Abazin,si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Tiranë./TCH
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit