4. 3 miliardë fatura totale e zgjedhjeve te 25 Prillit
Që shqiptarët të identifikohen në mënyrë biometrike në zgjedhjet e 25 prillit buxheti i shtetit duhet të shpenzojë 2.1 miliardë lekë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar zyrtarisht qeverisë për të siguruar këtë fond, pasi nuk është parashikuar në buxhetin e 2021, për shkak se përllogaritjet nga ekspertët e kontraktuar nga KQZ nuk ishin bërë ende kur ai u miratua.
Por përveç buxhetit për identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit në vend kërkesë e opozitës e dakortësuar në marrëveshjen e 5 Qershorit, ky institucion kërkon një tjetër fond prej 1.2 miliardë lekë për votimin dhe numërimin elektronik.
Për shkak të kohës së pamjaftueshme është rënë dakord në 5 Qershor që teknologjia për numërimin dhe votimin elektronik të pilotohet në zgjedhjet e ardhshme vetëm në disa qendra votimi.
Edhe kjo shumë nuk është parashikuar në buxhetin që kaloi në muajin Nëntor. Ndërkohë fondi i miratuar për zgjedhjet e 25 Prillit pa përfshirë identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik është 1 miliardë Lekë të tjera.
Këto zgjedhje parlamentare, përveç risive që sollën ndryshimet kushtetuese dhe 2 ndërhyrjet në ligjin elektoral, do të jenë edhe me të kushtueshmet.
Nëse qeveria miraton të dy kërkesat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fatura financiare e tyre do të arrijë në total në 4. 3 miliardë Lekë të reja./tvklan
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...