KQZ: 29.51% pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00

15:57 | 14 Maj 2023
A Z

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

-Mbi 3.6 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

-Për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë, në garë janë 144 kandidatë.

-Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5213 qendra votimi.

-Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime është 29.51% ose kanë votuar 550,812 persona. Këto janë të dhënat më të fundit të raportuara nga KQZ./tvklan

 

 

 

 

Të ngjashme