Google ADS

KPK shkarkon kryegjyqtarin e Shkodrës, Arben Zefi

14:33 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Kryegjyqtari i Shkodrës, Arben Zefi, është shkarkuar nga detyra. KPK ka dhënë sot vendimin, edhe pse Zefi më herët kishte dhënë dorëheqjen.

Zefi u përball të martën me akuza për fshehje pasurie dhe përfshirje në korrupsion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Roland Ilia, relator dhe Etleda Çiftja, anëtare e njohën gjyqtarin Zefi me rezultatet e hetimit administrativ që ndonëse kishte nisur për të tre kriteret, u mbyll vetëm për dy prej tyre.

Gjatë seancës që zgjati më shumë se dy orë, gjyqtari Arben Zefi kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Në këtë seancë ai u përfaqësua nga avokati Ardian Visha./top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme