Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që është shkalla e parë e procesit të vettingut, nëse Komisioneri Publik nuk do e ankimojë në Komisionin e Apelimit këtë vendim.
Në përfundim të hetimit administrativ për të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aspektin profesional, trupa gjyqësore e KPK-së vendosi të konfirmojë në detyrë kryeprokurorin e Krujës.
Çano është vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës.
Për profesionalizimin, Çano është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Ndaj tij ishte vetmë një denoncim i një qytetari nga Kruja me mbiemrin Bami, që thoshte se makina e tij e parkuar është goditur nga një tjetër automjet që shofere ishte vajza e prokurorit. Çështja në fjalë është pushuar për mungesë të autorit dhe denoncuesi pretendon se e ka referuar në polici, por çështja nuk është regjistruar aty.
Çano tha se kishin lënë takim poshtë pallatit për t’u sqaruar dhe se denoncuesi kishte pretenduar se makinën ia kishte dëmtuar një vajzë bionde me Fuoristradë.
“Këto të dhëna nuk lidhen me vajzën time dhe në atë periudhë vajza nuk ka pasur makinë dhe nuk jetonte në të njëjtin pallat. Nuk jemi përgjegjës dhe nuk kam shkelur etikën. E kam takuar për sqarim dhe komunikimi im ka qenë korrekt,” është shprehur Çano gjatë seancës dëgjimore në KPK duke theksuar se nuk kishte arsye të kërkonte inskenim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...