Në kuader të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative Tiranë, Eriol Roshi.
Kryetari i Gjykatës Administrative të Tiranës, Eriol Roshi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për të tre kriteret e rivlerësimit. Trupa gjyqësore drejtohej nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Lulzim Hamitaj.
Seanca dëgjimore me Roshin u fokusua te burimet financiare për blerjen e një apartamenti 110 metra katrorë në Tiranë si dhe në një denoncim mediatik mbi mënyrën e hedhjes së shorteve në Gjykatën Administrative të Tiranës, të drejtuar prej tij.
Sipas KPK, subjekti zotëron një apartament me sipërfaqe 110m², të marrë me një kredi bankare. Apartamenti është shitur në shumën 55.500 euro. Gjithashtu gjykatësi Roshi ka makinë të blerë në 2014 6 mijë €.
Ndërkaq përfaqësuesi i ONM ka pyetur Roshin për apartamentet, se si është bërë transaksioni për blerjen e banesave.
“Jo përmes bankës, kanë qenë në shtëpi. Ka qenë dëshirë e prindërve të më përfshinin në apartamentin e parë, por që unë nuk kam paguar”, ka thënë ai.
Në sajë të deklaratës së pasurisë, Roshi nuk ka kryer deklarim të rremë. Po kështu sipas DSIK, është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.
Eriol Roshi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe punoi fillimisht në Gjykatën e Durrësit. Në tetor të vitit 2006 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e shkallës së parë në Berat, ndërsa në vitin 2013 u emërua gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës. Aktualisht Roshi mban pozicionin e kryetarit të gjykatës./bw
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...