Google ADS

KPA shkarkon drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës

21:15 | 9 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që ta shkarkojë Drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademi.

Ademi ishte shkarkuar nga KPK-ja që në shtator të 2019, por më pas prokurori e kishte ankimuar këtë vendim.

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Edison Ademi, kundër vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edison Ademi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.11.2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme