Google ADS

Kotzias mbërrin në Tiranë, takohet me ministrin e Jashtëm Bushati

13:05 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias mbërriti në mesditë në Tiranë, në një takim kokë më kokë me homologun shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Kjo vizitë vjen thuajse dy javë nga dhënia e autorizimit nga presidenti Ilir Meta, për lëshimin e plotfuqishmërisë për grupin negociator.

Ndërkohë, ende mungon data e vizitës së kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Tiranë, vizitë në të cilën kryeministri Rama ka deklaruara se do të firmoset një dokument i ri i i miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik me fqinjin tonë jugor.

E ndërsa grupet negociatore pritet të ulen për një marrëveshje të re për detin, palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që kanë ndarë palët prej vitesh.

Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia. Kotzias vjen në Tiranë për një vizitë disaorëshe, pasi destinacioni i tij është Vjena, ku do të diskutohet me palën maqedonase për emrin./top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme