Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka mbërritur në Korçë, ku pritet të nisë edhe takim 3 ditorë me homologun e tij shqiptar Dimir Bushati.
Hoteli ku do të qëndrojnë Bushati dhe Kotzias është nën masa të rrepta sigurie.
Takimi vjen në vazhdën e bisedimeve mes palëve për çështjet që ende nuk kanë gjetur dakortësinë siç është ai i ligjit të luftës apo dhe çështje të tjera lidhur me kufirin dhe minoritetin grek në vendin tonë.
Kotzias mbërriti në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës, ndërsa mësohet se ai do të qëndrojë në vendin tonë për tri ditë. Ministrat shoqërohen nga i njëjti delegacion që ishte edhe pjesë e takimit në Kretë./GazetaExpress
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...