Lëvizja për Universitetin ka kryer një studim në lidhje me kostot studentore të të rinjve nga rrethet që zgjedhin fakultetet në Tiranë si një mundësi më e mirë studimi.
“Kemi dalë në përfundimin që në vit një studenti i duhen rreth 5 milionë lekë që të mbaroj vitin shkollor, dhe në 5 vite studime 25 milionë lekë”, shprehet Joana Meraja, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Joana i përjeton vetë këto shpenzime, si studente e Fakultetit të Shkencave Sociale, jo e lindur në kryeqytet.
“Vij nga një qytet I vogël, Mamurrasi dhe më duhet që përveç shkollimit të paguaj edhe për qiranë që është goxha e shtrenjtë , më duhet të paguaj edhe për transportin”, Joana Meraja, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Ndërsa, Arbiona, studentja e gazetarisë nga Berati ka bërë një zgjedhje më të lirë vendbanimi. Por përballjen me kushtet e konviktit nuk e kishte menduar kaq të vështirë.
“Duke qenë se vij nga rrethet jam e detyruar që të banoj në qytetin Studenti, pasi shtëpitë me qira në këtë zonë janë shumë të shtrenjta. Një vit qëndrimi në konvikt 45, mijë lekë të reja. Ndërsa tarifa vjetore e shkollës është 30 mijë lekë të reja. Ndërsa librat, duke qenë se ne kemi 12 lëndë në sezon, mund të shkojnë 70 mijë lekë në sezon. Një muaj mund të shkoj rreth 500 mijë lekë”, tha Arbiona Çibuku, studente, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë.
Edhe për 19-vjeçarin nga Shkodra, kostot si student i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë të shumta dhe si rrjedhojë e studimeve që ndjek nuk ka kohë për të punuar.
“400 mijë lekë të vjetra vetëm tarifa vjetore e studimeve, përveç kësaj kemi dhe shpenzime të tjera të përditshme. Shtëpia kushton 300 mijë lekë, e ndaj me dy shokë, dhe normalisht pastaj e pjesa e faturave.Afërsisht shkon 500-600 mijë lekë në muaj, duke marrë parasysh edhe punimet e shumta, printimet maketet”, tha Nehbi Bushaj, student i Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Ndaj, tarifimi i provimeve të mbartura do të ishin një barrë më shumë për familjet e tyre, dhe arsyeja pse i përsërisin, tregojnë studentët, nuk është vetëm të mos mësuarit.
“Ne nuk jemi student të dobët, pasi ato lëndë që i lëmë, I lëmë për të marrë një notë më të mirë….”, thonë ata.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...