E ka pësuar keq një shtetas i Kosovës, teksa së bashku me familjen prej 5 anëtarësh shkoi për vizitë në Shqipëri dhe puna ia deshi të kalonte në Fier.
Aty, policia i ka vendosur një gjobë 200 euro dhe e ka sorollatur për pagesën, pasi sportelet ne fundjave nuk punonin. “Sidoqoftë, Edi Rama vehtes po ja bëni: 5 veta qemë, 5 familje prej Kosove i humbe si turistë. Faleminderit shumë për mikpritjen”- thotë ai në denoncimin e postuar ne faqen e Olti Currit.
Dëshmia e shtetasit të Kosovës pas gjobes
Kjo eshte nje gjobe qe para 1-2 ore ma dhan ne te ashtuquajturen “Autostrad” ne Fier te Shqipris, ish kon shume ne rregull nese kjo gjobe ish shkru 1000 lek (te reja) apo afro 10 euro sikur cdo qytetar i Fierit qe merr gjobe, mirepo kete gjobe mu ma vendosen 2 police shqiptar 20.000 leke te reja apo afro 200 euro.
Sikur mos me mjaftu kjo pasi shkova ne komisariat ne Fier, e pasi shkova ne posten e qytetit me pagu denimin te gjithe (perfshire edhe vet policet e komisariatit) mthan qe polici rrugor nuk ka te drejt me te dhon gjobe kaq te madhe. Mbi te gjitha me mbytke fakti qe policet recepsionist m’thojshin nuk punojm te shtunen e te dielen. Sidoqoft pas disa telefonatave nje police e recepsionit mtha se ty ta kan dhan kete gjobe se je me tabela te huaja dmth nese je turist ta fusim 20 her ma shume!
Gjithashtu i tregova policit qe deri te dielen kom me qendru ne Shqipri ai me sjellje si kafshe qe nuk muna as mi pershkru qfar sjellje tkqia pat, ma kofiskoj lejen e qarkullimit edhe patent shoferin edhe tha kshtu: “…kete gjoben e paguan sot ma sjell fakturen ktu qe e kry pagesen edhe patent shoferin ta jap e lejen e qarkullimit e merr te hanen pasi te paraqitesh ne komision ne komisariat”!!!
Dmth edhe ti marrin paret, te denojn 20 her ma shtrejt sesa qytetaret e vendit, edhe te malltretojne, edhe te detyrojn me qendru ne vend pa marre parasysh qfar plane ki ti. Sidoqoft, Edi Rama vehtes po ja beni, 5 veta kem bashk, 5 familje prej Kosove i humbe si turista. Faleminderit shume per mikpritjen.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...