Kosova në Shengenin Ballkanik, Edi Rama: Të ikësh nga tavolina, mbase ka arsye që nuk i di

17:36 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Në intervistën për Top-Channel, kryeministri Edi Rama u pyet nëse ia shpresonte që në takimin e ardhshëm të 21 dhjetorit në Durrës, në tavolinë do të jetë edhe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti.

Edi Rama jep këtë përgjigje.

“Ai do të jetë absolutisht i ftuar, nëse do të jetë i betuar dhe do të jetë në detyrë. Pa diskutim, sepse ne kemi qenë më parë dhe në Durrës dhe kujtoj që kemi qenë gjithë sëbashku, Kryeministri i Kosovës, Kryeministrja e Serbisë dhe nuk më rezulton që në atë kohë, Serbia e kishte njohur Kosovën dhe papritur tërhoqi njohjen dhe tani, Kosova duhet të iki nga tryeza, meqë Serbia nuk njeh Kosovën. Ka qenë një kohë mbas luftës, kur Kosovën nuk e pranonin nëpër tavolina, sepse nuk donte Serbia dhe Kosova bëri luftë për t’u ulur në tavolinë. Të ikësh nga tavolina, mbase ka arsye që unë nuk i di dhe jam i gatshëm t’i dëgjoj dhe nëse janë bindëse, jam shumë Ok që të dakordësohem. Por më duket vërtetë politikë e jashtme me Shqipërinë për punë të brendshme në Kosovë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme