“Arrest Shtëpie” për shtetasen Florida Beu e cila kishte paguar ish- zv/ministren Rovena Voda për t’u futur në punë në administratë.
Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi masën e sigurisë duke i rrëzuar asaj kërkesën për zbutje mase.
E reja akuzohet për “Ushtrim të ndikimit të pa ligjshëm” të funksionarëve publik duke rrëzuar kërkesën e saj për zbutje mase.
Beu është në hetim në të njëjtën dosje me ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda.
Rikujtojmë se gjatë përgjimeve të kësaj dosje, Beu kërkonte të punësohej në administratë madje e kishte paguar zv.ministren Rovena Voda.
Kush është Florida Beu?
Zbulohet origjina e vajzës, Florida Beu, që synonte të hynte me çdo kusht si punonjëse civile, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Florida Beu, është një avokate dhe biznesmene në Durrës, e cila prej vitit 4 korrik 2019 menaxhon së bashku me vëllain e saj, Emirjan Beun, një kompani peshkimi të quajtur “Adriatic Sea Transport”.
Florida Beu, ka hyrë në këtë kompani pas largimit nga 50 për qind të aksioneve të nënës së saj, Nerënxes.
Ndaj dhe arka me peshk të egër dhe të freskët deti, është dhënë tek zv/ministria e Brendshme Rovena Voda, pikërisht në ambientet e brendshme të portit të Durrësit.
Ndërkohë në 9 qershor 2021, Florida Beu, është bërë pronare me 50 përqind të aksioneve tek kompania “AuraFish” në Durrës.
Beu, bleu aksionet tek biznesmeni nga Elbasani, Emiljan Leka, prej vetëm 250 mijë lekë të vjetra, shkruan albeu, transmeton portali arbresh.info
Në këto kushte Florida Beu, u bë aksionere e kësaj kompanie që aktualisht e zotëron së bashku me vëllain e saj.
Gjithashtu vajza 30-vjeçare që sot ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi” dhe që nesër pritet të dalë para gjykatës së posaçme për tu njohur zyrtarisht me masën e sigurisë, rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit.
Ky karburant quhet “Beu-Oil” dhe ka depozitat e naftës, brenda autoritet portual të Durrësit. Florida Beu është në këtë kompani në cilësinë e administratores dhe pronares me 50 për qind të aksioneve. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e menaxhon, i afërmi i saj, Klaudio Beu. Kompania në fjalë është hapur në 7 gusht 2020 në qytetin e Durrësit. Ndërkohë qysh prej 24 prillit 2018, Florida Beu, punon dhe si avokate në qytetin e Durrësit, pasi ushtron aktivitet tregtar në një zyra, përballë prokurorisë dhe gjykatës së Durrësit.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Florida Beu, është pronare dhe të një karburanti tjetër në Rrashbull të Durrësit, shkruan orasnews.
Ky karburant është i regjistruar me emrin “Harizi Petrol” dhe zotërohet plotësisht me 100 për qind të aksioneve nga vajza 30-vjeçare Florida Beu.
Pavarësisht kësaj pasuri të madhe, Florida Beu, me sa duket e ka pasur ëndërr të fillonte punë në dikasterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ku megjithëse konkurroi në 11 vende, sërish nuk mundi që të fitojë asnjë vend pune në ministri. Por pavarësisht kësaj, prokuroria e posaçme SPAK, pretendon se Florida Beu, ka paguar tek zv/ministria Rovena Voda, 1 mijë euro, një aparat telefoni dhe një arkë me peshk deti.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...