Google ADS

Korrupsioni në drejtësi, kolegët “mbrojnë” gjyqtaren durrsake

22:34 | 20 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

“Majlinda Andrea as na ka kërkuar të japim një vendim në favor të dikujt dhe as nuk ka ndikuar te ne në vendimin e dhënë për çështjen në fjalë”.
Ishte kjo dëshmia e Admir Thanzës dhe Artan Brocit, dy gjyqtarëve të lartë të cilët këtë të hënë dëshmuan me kërkesë të Prokurorisë në procesin ku e pandehur është kolegia e tyre gjyqtarja Andrea.

Të njëjtën qëndrim mbajtën dhe ndihmësit ligjorë pranë kësaj gjykate, të cilët sqaruan se askush s’i ka kërkuar të përshpejtojnë vlerësimin për dosjen me kërkesë Eleni Linon e Ilia Çabirin për pronën në Ksamil.

Vetë Andrea nuk ishte e pranishme gjatë gjykimit, ndërsa ajo së bashku me bashkëshortin Odhise Andrea e 3 të pandehur të tjerë janë nën akuzë nga prokuroria për korrupsion në drejtësi ku në këmbim të 50 mijë eurove dha drejtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme