Tetë persona nga 10 urdhra-arresti, kanë rënë në prangat e policisë për shkak të korrupsionit dhe tenderave problematikë për tokat e varreve në Tiranë.
Mes tyre është edhe drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini.
Ata akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre në tenderat e varrezave.
Nga hetimi i drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, janë dokumentuar raste të rryshfetit, që shkonte deri në 200,000 lekë [1,660 euro], ndërsa janë zbuluar edhe abuzime me tendera në fusha të tjera.
Operacioni u zhvillua nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës. /A2 CNN/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...