10 km vijë bregdetare gati 1200 ha kullotë dhe 250 ha pyje do ti largohen territorit administrativ të Himarës në funksion të bashkisë së Sarandës.
Korrigjimi e hartës territoriale është vendosur tashmë me VKM ndërsa rasti ka të bëjë me gabime të kryera gjatë implementimit të reformës. Territori në fjalë ka pasur vështirësi për tu menaxhuar prej bashkisë së Himarës edhe për kapacitet e kufizuara në staf të trajnuar për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave.
Inxhinieri i pyjeve Kristo Kauri që ka iniciuar edhe lobimin për Sarandën për ta përfituar këtë territor thotë se gabimet kanë pamundësuar administrimin e mirë të sipërfaqes, mbrojtjen nga zjarret dhe rrëshqitjet, qiradhënien dhe menaxhimin e emergjencave.
Çështje të ngjashme që lidhen me ndarjen territoriale të nxituar pa analizuar parametrat gjeografikë shkencorë kanë sjellë probleme të menaxhimit të territorit, rënie të të ardhurave lokale dhe dëmtime serioze prej hedhjes së inerteve, prerjes së pyjeve, djegies dhe zaptimeve të paligjshme. Pamundësi për të menaxhuar territorin e dhënë sipas reformës territoriale kanë edhe bashkitë e Delvinës, Dropullit, Libohovës, Memaliajt në Jug të vendit./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...