Ka ndërruar jetë para pak çastesh në spitalin Infektiv në Tiranë, trajneri i boksit Skënder Kurti. Ai trajtohej prej 20 ditësh në spital dhe ndodhej në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, aqsa para disa ditësh pësoi dhe një vdekje klinike, por u arrit të rikthehej në jetë nga doktorët.
Lajmin e ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, teksa tashmë numri i viktimave në Shqipëri shkon në 21 persona.
“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. “-njofton Ministria
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...