Nadir Ismaili është pacienti i parë nga Kavaja që ndërroi jetë nga COVID-19 dhe i katërti në shkallë vendi. Ismaili ka ardhur në Shqipëri në datën 27 shkurt nga Milano. Pas qëndrimit 5 ditor në Kavajë, ai ka dashur të kthehej drejt Italisë.
43-vjeçari kishte vendosur të largohej nga Shqipëria dhe kishte prerë biletë edhe për 09 mars, por nuk e bëri për shkak të problemeve shëndetësore. Nga data e ardhjes në Shqipëri deri në 6 mars ai nuk raportohet të kishte shqetësime shëndetësore, por nuk përjashtohet mundësia që të ishte mbartës i virusit corona.
Gjatë kësaj periudhe ai ka lëvizur lirshëm në qytet duke bërë një jetë normale dhe takuar miq dhe të afërm. Pasi ka shfaqur shenjat ai është vetkarantinuar për 4 ditë deri në bërjen e tamponit, i cili e nxori të ishte pozitiv. Pas këtij lajmi në vetëkarantinim është futur edhe familja e tij, megjithëse deri tani asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë i prekur me COVID-19
Viktima posedon një ndërtesë 5 katëshe në Golem, ku ka disa dhoma që i jepte me qira gjatë verës, të cilin e menaxhon krushku i tij, pasi ai qëndronte më shumë në Itali. Aktualisht në Kavajë është duke u respektuar kufizimi i lëvizjes pasi qytetarët i janë bindur urdhrit për të dalë në fashën e orarit që lejohet, 05 e mëngjesit me 13:00. /BW
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet