Kushdo që sjell ndërmend zonën e zhurmshme të “Rrugës së Durrësit” në kryeqytet, me jetën që gëlonte, makinat dhe trafikun e pashoq, këto pamje të realizuara paraditen e sotme do t’i duken thuajse surreale.
Pas urdhrit të ri të qarkullimit, Tirana (dhe jo vetëm) ka ndaluar e tëra duke parkuar kështu automjetet dhe ndaluar çdo lëvizje.
E gjithë Shqipëria gjendet në izolim total, nga dita e djeshme (e shtunë ora 13:00), për të vazhduar sot gjatë gjithë ditës deri në 05:00 të mëngjesit të datës 23.
Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmaci e çdo biznes tjetër.
Të vetmit në punë këtë të dielë, janë forcat e policisë dhe të ushtrisë në terren për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, pjesëtarët e mediave dhe stafi mjekësor.
Shqipëria deri më tani ka 76 të prekur, prej të cilëve 2 viktima. Ndërkohë, nga ora 05:00 e mëngjesit të së hënës do të vihet sërish në fuqi orari i lejimit të qarkullimit të këmbësorëve deri në orën 13:00, që siç tha kryeministri Edi Rama do të vazhdojë gjatë gjithë javës që vjen.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...