Në këto kohë thuajse të gjithë jemi bërë nga pak doktorë dhe infermierë. Jemi bërë më të vëmendshëm me simptomat e koronavirusit. Por ajo që vihet re një skepticizëm e qytetarëve për të shkuar në spital edhe pse gjëndja e tyre është e rënduar.
Doktori i njohur Pëllumb Pipero shprehu shqetësimin se është rritur numri i atyre që qëndrojnë për një kohë të gjatë në shtëpi pa u mjekuar në spital dhe shtimin e numrit të pacientëve në gjëndje të rëndë në spital.
Por kur nuk duhet refuzuar shtrimi në spital?
Në një intervistë në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini doktor Pipero tregon se kur duhet të jemi të vëmendeshëm për të mos refuzuar dërgimin në spital.
Të sëmurëve u matet oksigjeni me oksimetër ose me aparat oksigjeni.
Nëse oksigjeni bie poshtë 90 kjo është simptomë alarmi. Nëse niveli i oksigjenit në gjak bie poshtë 90 është e domosdoshme të shkohet në spital. Ka një kufi përtej së cilës nuk mund të rrihet në shtëpi, është saturimi ose oksigjeni që ne në kushte shtëpie e masim me oksimetër. Është e rëndësishme të kuptohet që niveli i oksigjenit poshtë 90 është kritik për jetën e tyre. Duhet të konsultohen me mjekun e familjes. Në rastet kur urgjenca kombëtare e konsideron të arsyeshme duhet të vijnë në spital.
Pipero gjithashtu tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë sepse në spital u ofrohet gjithë kujdesi shëndetësor i duhur .
“Nuk duhet të keni frikë nga spitali. Sigurisht spitali nuk është luks as qejf i madh por jepet ndihmë dhe kujdes maksimal mjekësor. Humanizmi që dëshmojnë mjekët dhe kujdesi që ofrojnë është përtej të jashtëzakonshmes ndaj qytetarët duhet të mirëkuptojnë dhe respektojnë masat minimale që kërkojnë, mbajtja e maskës, higjiena personale dhe distancimi social.” /Oranews/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...