12 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64-83 vjeç”.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë regjistruar edhe 425 raste të reja nga 3070 testime, derisa janë shëruar nga virusi 550 persona.
“Vijon procesi i vaksinimit anti COVID-19 në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,827 vaksinime anti COVID-19 dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64,075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit”.
“Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 425 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,899 që nga fillimi i epidemisë”.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.
Statistika (27 Mars 2021)
Raste të reja ditore 425
Të shëruar në 24 orë 550
Të shtruar në spitale 320
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3070
Testime totale 548,314
Raste pozitive 123,641
Raste të shëruara 88,899
Raste Aktive 32,538
Humbje jete 2204
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22281
Fier 2625
Durrës 1369
Vlorë 1280
Shkodër 1210
Gjirokastër 1266
Korçë 789
Lezhë 534
Elbasan 386
Kukës 355
Dibër 324
Berat 119
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...