Koronavirusi i merr jetën regjisorit Kujtim Gjonaj

08:00 | 1 Mars 2021
V. S.

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare si pasojë e koronavirusit regjisori i njohur shqiptar Kujtim Gjonaj.

Regjisori Gjonaj ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spital infektiv “Shefqet Ndroqi” ku gjendja e tij u rënduan dhe nuk mundi të mbijetonte. Lajmi për vdekjen e tij u dha nga i biri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtim Gjonaj ishte skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues. Ai lindi në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave./A2news/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme