Mjeshtër në punimin e baltës, Vasillaq Kolevica punon me dashuri e delikatesë argjilën duke nxjerrë vepra e krijime pa u lodhur.
Pa dëshirën e tij, në moshë ende të re, Kolevica iu përkushtua poçerisë, por talenti i artistit e shtyu të bente diçka përtej asaj që ofronte punishtja e Korçës.
Mjeshtri prej duarve të tij formëson objekte nga më të ndryshmet, ndërsa nuk kursehet për ta trashëguar këtë profesion edhe tek më të rinjtë.
60-vjeçari e ka nisur zanatin herët, por shumë shpejt iu kthye në një pasion që do ta shoqëronte gjithë jetën. Vjen nga një vend i traditës së poçerisë, i njeh teknikat e hershme, por me punë të jashtëzakonshme ia ka dalë t’i japë dimensione të reja qeramikës artistike./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?