Pak minuta më parë në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës një shtetas 32 vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se nuk ka patur një konflikt ndërsa për personin në fjalë, Fjordi Pane tregojnë se është problematik dhe një emër i njohur nga policia.
Menjëherë pas sinjalit, policia ka shkuar drejt vendngjarjes ndërsa mësohet se i riu është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proceduriale.
32 vjeçarit i është sekuestruar edhe arma me të cilën ka qëlluar.
Mbeten ende të paqarta arsyet që kanë çuar këtë shtetas të qëllojë në ajër.
Njoftim/ Korçë
Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...