Policia shqiptare ka gjobitur pronarin e një restoranti në Boboshticë të Korçës, pasi i njëjti kishte organizuar një ceremoni martesore.
Mësohet se ndaj 54-vjeçarit është vendosur gjoba prej 100.000 lekëve [800 euro].
Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant në rrugën nacionale Boboshticë-Dardhë, i cili kishte organizuar një ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin A. T., 54 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, Korçë shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 100.000 lekë.
Policia e Korçës apelon për të gjithë pronarët/ administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...