Ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Korçës ka alarmuar banorë të lagjes 14, të cilët shprehen se 80-vjeçarja që u vra nga djali ishte një grua e mirë që i kishte rritur me sakrifica 4 fëmijët e saj.
Nazmie Demollari jetonte vetëm me djalin e saj pasi dy fëmijët e tjerë jetojnë në SHBA dhe një në Tiranë.
Mësohet se djali i viktimës që jeton në Tiranë ka marrë një telefonatë nga vëllai i tij në momentin e krimit ku i ka treguar për aktin e rëndë “Dërgo njerëz se vrava nënën”, kanë qenë fjalët e tij pak minuta pas krimit.
Autori Nezim Demollari njihet nga komshinjtë si një njeri problematik dhe mbi të gjitha përdorues i pijeve alkoolike.
Djali i viktimës ka dhunuar sistematikisht të ëmën ndërsa mësohet nga fqinjët se edhe ata kanë qenë dëshmitarë të shumë rasteve të tilla.
Kunata e viktimës e shokuar në një prononcim ndër të tjera pohon se autori duhet të varet./ B. W
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?