Që kur Shqipëria u fut në Rrugën ballkanike të emigrantëve, Korça është shndërruar në Portën hyrëse, ndërsa Tirana, Durrësi e Lezha në stacione të klandestinëve në rrugën drejt BE. 7500 refugjatë janë kapur vetëm në Korçë nga qershori, ku në pranga janë vënë 75 transportues.
Kufiri i gjelbër me Greqinë në juglindje është porta kryesore e refugjatëve nga vendet e luftës që synojnë të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë drejt BE!
Qershori shënoi rritjen e fluksit dhe veprimtarisë së dhënies së ndihmës së paligjshme kundrejt pagesës nga të ashtuquajturit taksistë të emigrantëve.
Këto shifra nga burime pranë drejtorisë së Kufirit në Korçë tregojnë vetëm ata që janë kapur, pasi të tjerë kanë arritur ti shpëtojnë rrjetës së Frontex në Kufi e Policisë shqiptare në rrugët e juglindjes!
Grupet e shtuara të klandestinëve nga vendet e lindjes që evidentohen në lëvizje në rrugët e Tiranës e Durrësit vërtetojnë faktin.
Së fundmi edhe Lezha është kthyer në një stacion i grupeve të refugjatëve që synojnë kufirin me Malin e Zi ose atë me Kosovën që janë dy rrugët përmes të cilave tentojnë vendet e BE!
Përballë këtij shqetësimi qytetar dhe rrezikut të aktivizimit të grupeve kriminale të Trafikimit, prefekti i Lezhës kërkoi më shumë kujdes.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit, nga janari deri në shtator 2020 në territorin shqiptar janë ndaluar 8100 klandestinë, 3 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare./oranews
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...