Festa e Pashkëve ka veshur qytetin juglindor të Korçës me nuanca festive. Bashkia e Korçës për të rritur atraktivitetin në këto ditë festive, ku dhe shumë emigrantë janë kthyer për të qenë pranë familjeve të tyre në ditët festive të shënuara të Pashkëve, ka organizuar dy panaire të veçantë.
Zyra e shtypit e bashkisë së Korçës bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se këtë vit, ndryshe nga më herët janë dhe dy panaire, ai i Poçerisë dhe panairi i Pranverës.
Panairi i Pranverës e ka nisur rrugëtimin më 13 prill dhe përfundon ekspozimin e produkteve nga bizneset që marrin pjesë më 8 qershor, në ditën e karnavaleve. Ndërsa panairi i poçerisë i kushtohet festës së Pashkëve dhe është çelur të hënën, për t’u mbyllur të dielën.
Në Korçë gjatë festave pritet dyndje turistësh vendas dhe të huaj, të cilët kanë pushtuar hotelet e qytetit, por dhe zonat turistike më të njohura si Dardha, Voskopoja, Prespa… etj. Disa prej hoteleve, të kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, u shprehën se janë plotësuar rezervimet.
Korça vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe të turizmit, falë dhe investimeve të shumta si brenda qytetit, dhe në zonat kryesore turistike.
Qytetit tashmë i është kthyer “Pazari i Vjetër” një zonë, ku në ditë feste është fat të gjesh vend për të konsumuar qoftë dhe një kafe. Parku i qytetit, gjithashtu ka pësuar ndryshime infrastrukturore, duke u kthyer në një oaz paqeje dhe qetësie për banorët. Maja e Moravës, një atraksion tjetër që ndodhet pak minuta larg qendrës të Korçës, ofron surpriza të shumta për turistët. Për aventurierët është Dardha dhe Voskopoja, ku gjelbërimi, pista e skive gjatë sezonit dimëror, agroturizmi dhe hiking janë kryefjalë e këtyre dy prej zonave më të vizituara në vend përgjatë gjithë vitit./atsh/
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta