Google ADS

Korça “mbulohet” nga bora në pranverë, si paraqitet situata në akset rrugore

08:54 | 16 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.

Pastrimi i rrugëve është bërë i mundur nëpërmjet borëpastruesve dhe kriposjes dhe nuk paraqiten probleme.

 

Njoftimi:

Ne Qarkun Korçë gjatë natës ka patur reshje shiu/dëbore me intesitet deri mesatar .

Temperaturat ne vlerat -2 grade deri +1 grade.

Ne rrugën e Dardhës reshje dëbore ,km 5 – km14. trashësia e deborës nga 5 cm -10 cm.

Në segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Erseke, rreshje dëbore trashësia 3cm – 7cm

Në rrugën Korçë-Voskopojë reshje shiu/dëbore e shkrirë.

U punua me mjete B.Pastruese për pastrim dhe kriposje.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë.

Moti është i vrenjtur me parashikime për reshje.

Kontraktorët janë në gadishmëri për mirëmbajtje dimërore dhe për mirëmbajtje emergjente.

Sektori M Rruga Korçë/abc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme