Korça e mbushur me vizitorë, Rama ndan pamjet

11:31 | 3 Janar 2025
E.K

Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri.

I konsideruar kryeqyteti i festave, Korça ka mirëpritur Vitin e Ri 2025 e mbushur me vizitorë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga rrugët e qytetit në këto ditë të para të vitit, të cilat kanë ofruar gjithashtu një mot të ngrohtë me diell.

Vizitorët vendas dhe të huaj që vizitojnë Korçën kanë mundësi të orientohen lehtësisht në muzeumet, parqet dhe vendet e tjera të vizitueshme në qytet.

Në çdo kohë, turistët mund të vizitojnë të gjitha atraksionet turistike, të përfshira në turin e qytetit për të cilat orientohen lehtësisht, pasi janë vendosur tabela informuese.

Pesë muzeumet unike, janë një vlerë e shtuar në prurjet turistike, që tërheqin interesin e vizitorëve në çdo kohë të vitit.
Muzeu i Fotografisë “Gjon Mili”, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Muzeu Kombëtar i Arsimit, Muzeu Oriental “Bratko”, Muzeu Arkeologjik, janë pa diskutim muzeumet më unike në Shqipëri, të cilat ruajnë identitetin dhe kulturën brenda çdo vepre të ekspozuar./atsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme