Korça dhe Saranda pa muzikë, vendimi i qeverisë kundërshtohet nga operatorët turistik

16:14 | 21 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Akt normativ i qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20 00, ka ngjallur kundërshtime mes operatorëve turistikë. Ata thonë se efektet në sezonin turistik do të jenë të menjëhershme, sikurse edhe në ekonomi.

Kur ora vajti 20:00, muzika në Korçë u ndal!

Akti normativ i qeverisë në kuadër të masave kundër koronavirusit u zbatua, por klientët mbetën të pakënaqur.

Lokalet e muzikës LIVE ishin bosh.

“Nëse ne na ndalohet muzika këtu nuk ka punë fare.

Pronarët e cilësuan vendimin goditje për aktivitetin!

Pasojat thonë se do të jenë të menjëhershme në shkurtimin e stafeve.

“Mund të jenë 2-3 tavolina dhe nuk mund të mbaj më 3-4 veta, edhe në kuzhinë do të ngelë vetëm një persona.”

Për herë të parë pas kaq shumë vitesh serenatat nuk dëgjoheshin askund.

“Nuk është mirë pa muzikë, ne jemi mësuar me muzikë.”

Operatorët turistikë në bregdet po ashtu shprehën kundërshtim për ndalimin e muzikës!

Turistët sipas tyre kanë nevojë për argëtim.

“Ta shohin me fleksibilitet këtë situatë.”

Vendimi i qeverisë sipas operatorëve turistik do te ketë efekt negative në sezonin turistik që këtë vit vijon mes pandemisë së koronavirusit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme