Korça dhe Pogradeci po bëhen gati për turistët dhe hapjen e shumëpritur të 18 Majit.
Në pazarin e vjetër në Korçë bizneset po bëhen gati ndërsa pavarësisht pandemisë, ka edhe subjekte të reja.
Kriza dhe pandemia nuk i ka trembur të gjithë.
Disa, frikën e pasigurisë e kanë nxjerrë duke investuar me tej në një prej zonave më të frekuentuara të Korçës.
Edhe bizneset ekzistuese po përgatitën për 18 majin, ditën kur shqiptarët do të lejohen të ulen sërish në bare e restorante.
Këtu operojnë 140 dyqane dhe 6 hane.
Por pas pezullimit dy mujor, pronarët janë skeptikë.
Bashkia e Korçës nga ana e tjetër thotë se po merren të gjitha masat ndihmëse për biznesin.
Ndërsa qyteti është gati të presë turistët që u kanë munguar.
Edhe bashkia Pogradec vijon politikat lehtësuese për bizneset gjatë muajve të sezonit turistik./oranews
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...