Shqiptarët kanë përzgjedhur Korçën si destinacion kryesor për të kaluar festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Prenotimet janë bërë disa muaj më parë dhe tashmë nuk gjenden vende të lira në hotelet e qytetit juglindor apo në zonat përreth si Dardha apo Voskopoja.
Xhimi Lama, kryetar i Tour Operatorëve thekson se ky qytet ofron një atmosferë shumë festive dhe për këtë preferohet për festat e fundvitit. Edhe resortet e Durrësit janë prenotuar në masë për të kaluar ditët e ndërrimit të viteve.
Por ka edhe shqiptarë që kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit për të festuar.
Masat kufizuese kanë bërë që të përzgjedhin vende si Dubai apo Stambolli duke ulur frekuentimin e vendeve europiane, bën me dije ABC News.
Por pavarësisht kësaj numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar mbetet minimal në krahasim me periudhën para pandemisë.
Pandemia vijon që të kufizoj lëvizjet e qytetarëve me vendet e huaja dhe nëse krahasojmë numrin e turistëve me vitin 2019 shifrat mbeten minimale.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...