Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbledhur këtë të diel Konventën Kombëtare të kësaj partie, ku të pranishëm ishin të gjitha figurat më të rëndësishme të kësaj force politike.
Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, ka akuzuar kryeministrin se po përdor krimin e organizuar dhe trafikun e drogës për të mbajtur pushtetin.
Ajo tha se faktet që po dalin çdo ditë për skandalin “Tahiri”, po tregojnë se Rama ka frikë ta shesë apo ta blejë sërish ish-ministrin e tij.
Kryemadhi e akuzoi qeverinë për arrogancë dhe për mungesë vizioni në fusha të ndryshme të jetës, që nga ekonomia e deri te shëndetësia.
“E gjithë kjo situatë katastrofike ka një autor, ai është Edi Rama. Ky kryeministër, kur prokuroria kërkon autorizim për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, ka ditë që endet në tavolina për të pyetur nëse duhet të shesë apo blejë Sajmir Tahirin. Ky njeri nuk ka pasur asnjë marrëdhënie për të vërtetën, ai ndihet i frikësuar për karrigen që po i lëkundet çdo ditë për postin e blerë me paratë e drogës, – tha Kryemadhi. – Ky njeri, çdo ditë e më shumë po e kupton dhe vetë se asgjë dhe asnjë forcë s’mund t’ia zgjasë qëndrimin e tij në karrige. Nuk kemi më kohë për të humbur”.
Kryemadhi shtoi se LSI do të nisë marshimin politik për të shpëtuar shqiptarët nga makthi i drogës, varfërisë dhe papunësisë, “që është marrë peng nga kjo klikë e korruptuar. Ky popull nuk meriton asnjë ditë nën thundrën e narko-shtetit. Ndaj ne do dalim në çdo qytet për të diskutuar për një kontratë të re sociale, për Shqipërinë evropiane, ku si emergjencë kombëtare është zhdukja e kriminelëve, ku ekonomia dhe biznesi marrin frymë të lirë në një konkurrencë të ndershme. Është në ndërgjegjen tonë rrëzimi i kësaj qeverie narko-shtet dhe ndërtimi i një qeverie që rikthen dinjitetin e këtij vendi. Historia do na gjykojë nesër nëse kemi pasur të drejtë apo jo”, – deklaroi kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi theksoi qeveria e bëri kanabizimin e vendit një projekt kombëtar duke i kthyer shqiptarët në skllevër të trafikut dhe përdorimit të drogës.
“Të shembim fasadën e narko-shtetit dhe të nisim projektin e punësimit të të rinjve, për të pasur një kujdes shëndetësor cilësor për të gjithë, për një Shqipëri më të mirë për të gjithë ata të rinj që duan të qëndrojnë e jetojnë të ardhmen e tyre në këtë vend. Sot timonieri i krimit e ka timonin vet: ai kishte jo vetëm timonin, por kishte edhe patentat që ka përdorur për trafikun e drogës. Thirrja jonë për qytetarët është një urgjencë kombëtare për të shembur këtë kastë oligarkësh. Rilindja e Edi Ramës nuk solli rilindjen e Shqipërisë, por atë të krimit dhe të oligarkëve”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...